Myftiu i Shkodrës vizitoi Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Kosovë

Myftiu i Shkodrës vizitoi Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Kosovë

Me ftesë të humanistit të shquar, H. Halil Kastrati, ditën e mërkurë, më 29 mars 2023, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një vizitë në ambientet e Shtëpisë së të Moshuarve “Jetimët e Ballkanit”, në Republikën e Kosovës.

Në krye të herës, Myftiu vlerësoi punën e paçmuar të humanistit më të shquar të trojeve shqiptare, Hoxhë Halil Kastrati, bamirësitë e të cilit janë të panumërta dhe rrezatojnë shpirtin e pastër të mësimeve dhe vlerave tona islame, që përhapen në mbarë kombin tonë dhe përtej.

Pas bisedës së ngrohtë dhe vëllazërore, Myftiu vizitoi edhe të moshuarit rezidentë në këtë qendër të pashembullt, sikurse mbajti edhe një bisedë të shkurtër, duke folur mbi rolin e përkujdesjes për moshën e tretë në Islam.

Myftiu Sytari vlerësoi punën e madhe të humanistit Kastrati dhe theksoi se shembulli i tij na bën të gjithëve krenar!