Myftiu i Shkodrës voton për zgjedhjet vendore

Myftiu i Shkodrës voton për zgjedhjet vendore

Ditën e dielë, më 14 maj 2023, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, ushtroi të drejtën e tij të votës pranë qendrës së votimit së lagjes Rus, në qytetin e Shkodrës.

Në një prononcim për mediet pas votimit, Myftiu tha se: “Sot është një ditë e rëndësishme për komunitetin dhe për qytetin e Shkodrës. Dita e votimit është një ditë e rëndësishme për të gjithë kombin dhe të gjithë duhet të dalin për të votuar dhe për të shprehur vullnetin e tyre të lirë…”.

Myftiu në mes të tjerave theksoi se: “Zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë dhe për këshillin bashkiak janë jetike për qytetin dhe ndoshta të gjithë ne, në një mënyrë apo në një tjetër, kemi mundësi sot, për të kontribuar për atë që flasim shpesh për të; dashninë për vendin, dashninë për qytetin dhe për vendlindjen!

Prandaj të kontribuojmë përmes votës së lirë dhe me vullnetin tonë, pikërisht për atë që kemi për zemër…”.

Mesazhi i Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari pas votimit të tij për kryetarin e Bashkisë dhe Këshillin Bashkiak.