Konsultë rreth situatës së vakëfit të xhamisë së Selvisë

Paraditën e së mërkurës, më 1 mars 2017, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari zhvilloi një takim konsultativ mbi gjendjen e vakëfit të vjetër te xhamia e Selvisë.

Myftiu dëgjoi nga juristi i Myftinisë dhe menaxheri i saj mbi gjendjen aktuale të këtij vakëfi, një pjesë e mirë e të cilit është uzurpuar nga ndërtime pa leje.

U theksua se nga viti në vit, neglizhenca e institucioneve shtetërore ka krijuar një situatë të vështirë për t’u zhgjidhur në favor të pronarit legjitim, si dhe është bërë shkak për konflikte të padëshiruara në mesin e banorëve.

Myftiu kërkoi që në lidhje me vakëfin në fjalë, bri kalasë së Shkodrës, të merren masat që të rrethohet dhe të pastrohen pjesët e mbetura të xhamisë historike, çka përbën edhe daljen në pah të një monumenti të vjetër që i shtohet hartës së pasur të trashëgimisë islame të qytetit të Shkodrës.