Xhamia “Ebu Bekër”, startuan ligjëratat në prag të Ramazanit 1438

Pasditën e së enjtes, më 4 maj 2017, ashtu si ishte lajmëruar më parë, Myftinia Shkodër nisi ligjëratat e larmishme në prag të Ramazanit 1438/2017.

Sipas programit të lajmëruar, u zhvilluan katër ligjëratat e para:

1. “Ramazani, muaji i rimëkëmbjes”, nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari.

2. “Përkushtimi, si bosht esencial në jetën e agjëruesit”, nga imami i xhamisë së “Dy Vajzave”, teologu Lavdrim Hamja.

3. “Ramazani, si muaj i Kur’anit”, nga imami i xhamisë së Parrucës, teologu Durim Kasemi.

4. “Vlerat e namazit të teravisë”, nga imami i xhamisë “Ebu Bekër”, teologu Idmir Plaku.

Ndërkohë, aktiviteti u përshëndet edhe nga H. Edmir Smajlaj, Myfti i Malësisë së Madhe, i cili uroi suksese në këtë iniciativë të re plot dobi të Myftinisë Shkodër, sikurse uroi që Ramazani i sivjetshëm të jetë sa më i mbarë dhe me begati për krejt besimtarët.

Stacioni i radhës do të jetë ditën e hënë, më 8 maj 2017, në xhaminë e “Dy Vajzave”, sipas këtij programi:

1. “Ramazani, muaj i agjërimit ndër shekuj”, Arben Halluni dhe Ervil Kuçi.

2. “Agjërimi tek sahabët (r.a)”, Naim Drijaj

3. “Agjërimi dhe shëndeti”, Adem Pizga.