“Zekati i diturisë”, mexhlis hadithi në xhaminë e fshatit Kullaj

Në vazhdën e mexhliseve të hadithit, që Myftinia Shkodër po zhvillon përgjatë muajit janar 2018, ditën e martë, më 9 janar 2018, në xhaminë e fshatit Kullaj u zhvillua një tubim me vlerë.

Pas faljes së namazit të akshamit me xhematë, të pranishmit i përshëndeti teologu Ervil Kuçi, i cili theksoi se këto tubime kanë një vlerë të madhe në prezantimin e haditheve dhe mësimet që burojnë prej tyre.

Më pas, teologu Gilman Kazazi, si ligjërues kryesor i këtij cikli, lexoi dhe komentoi pesë hadithet e broshurës "Zekati i diturisë", e cila u shpërnda për krejt të pranishmit.

Gjatë ligjërimit të tij, imami i nderuar dha këshilla të dobishme që kanë të bëjnë me mënyrën e leximit të këtyre haditheve dhe përfitimin nga udhëzimet e tyre.

Aktiviteti u përshëndet edhe nga imami i xhamisë së fshatit Kullaj, z. Ardin Selhani, i cili falënderoi të pranishmit dhe ligjëruesit për praninë dhe dobitë e përfituara.