Myftiu i Shkodrës, mori pjesë në pritjen e ambasadës së Kuvajtit

Myftiu i Shkodrës, mori pjesë në pritjen e ambasadës së Kuvajtit

Myftiu i Shkodrës, mori pjesë në pritjen e ambasadës së Kuvajtit

Me ftesë të ambasadës së Shtetit të Kuvajtit në Tiranë, ditën e enjte, më 12 shkurt 2026, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, mori pjesë në ceremoninë e pritjes zyrtare të organizuar nga Ambasada e Kuvajtit në Tiranë, me rastin e 65 vjetorit të Pavarësisë dhe 35 vjetorit të Çlirimit të Kuvajtit, që përkojnë me datat 25-26 shkurt.

Në fjalën e rastit, i Ngarkuari me Punë i Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, Z. Adnan Alghunaim, shprehu falënderimet për pjesëmarrësit në këtë ceremoni me rastin e dy festave kombëtare të Shtetit të Kuvajtit, ku ndër të tjera vuri theksin tek lidhjet e hershme të vëllazërisë dhe miqësisë ndërmjet Kuvajtit dhe Shqipërisë, sikurse u lut për mbarësi, prosperitet dhe mirëqenie të dy popujve.

Me rastin e kësaj pritjeje Myftiu i Shkodrës uroi të Ngarkuarin me Punë të Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, Z. Adnan Alghunaim, duke e falënderuar për kontributet e çmuara që Shteti i Kuvajtit ka dhënë për Shqipërinë, sidomos në tre dekadat e fundit, si një dëshmi e madhe e besimit, vëllazërisë dhe urave të forta që lidhin dy popujt tanë.