Imamët diskutojnë në prag të Konferencës së 7-të vjetore

Paraditën e mërkurë, më 21 shkurt 2018, imamët dhe teologët e Shkodrës zhvilluan një takim pune në prag të konferencës së 7-vjetore të imamëve, teologëve dhe thirrësve islamë të Shkodrës.

Në këtë takim u diskutua për temën e konferencës së sivjetshme, e cila do të ketë si temë kryesore të saj “Familjen e shëndoshë islame”. Ata ishin të mendimit se sfidat e mëdha me të cilat po përballet institucioni i familjes në këtë kohë, kërkojnë një angazhim maksimal nga ana e imamëve, për t’i orientuar njerëzit drejt rrugës së Islamit, që është mbrojtja më e mirë e familjes dhe shpëtimi i saj.

Çdo familje, e cila që në formimin e saj, ngrihet mbi parimet e fesë islame, është e mbrojtur prej sfidave shkatërruese dhe probleme të ndryshme të kohës – thanë ndër të tjera imamët.