Myftiu: “Bëhuni të sinqertë me Allahun dhe jetoni në paqe!”

Myftiu: "Bëhuni të sinqertë me Allahun dhe jetoni në paqe!"

Myftiu: “Bëhuni të sinqertë me Allahun dhe jetoni në paqe!”

Pasditën e së xhumasë, më 26 qershor 2026, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, mbajti ligjëratën e radhës, në vazhdën e ciklit: “Sahabët e mi janë si yjet!”, ku si stacion i përcaktuar ishte Qendra Kulturore e xhamisë në Bardhaj

Gjatë ligjëratës, Myftiu i Shkodrës, iu referua mesazhit që Hz. Omeri (r.a) i drejton sahabiut të dashur, Hz. Ebu Musa El-Eshari (r.a), nëpërmjet të cilit e këshillon të jetë i sinqertë me Allahun dhe të mos e ngarkojë veten me barrën e paragjykimit të njerëzve në jetë.

Myftiu tha se, përtej propagandave të vazhdueshme që kanë në qendër të vëmendjes Islamin dhe muslimanët, të gjithë ne duhet ta jetojmë Islamin tonë me bindje e besim, me krenari dhe pa asnjë lëkundje, pavarësisht injorancës dhe arrogancës së kujtdo që nuk njeh kufijtë!

Myftiu bëri thirrje që rinia në veçanti, të qëndrojë në tabanin e të parëve, duke u rritur me besim dhe moral, duke dashur mirë për të gjithë krijesat e Zotit e duke u lutur për më të mirën, pavarësisht përzgjedhjeve që njerëzit kanë në jetë.

Aktiviteti u përshëndet edhe nga imami i xhamisë, H. Ilir Dizdari, i cili falënderoi Myftiun për ligjëratën e tij dhe të pranishmit për përgjigjen e tyre për të marrë pjesë në këtë takim me vlerë.