Vizitë edukative dhe fetare e mejtepit të Oblikës në xhaminë e Kalasë së Drishtit

Vizitë edukative dhe fetare e mejtepit të Oblikës në xhaminë e Kalasë së Drishtit

Vizitë edukative dhe fetare e mejtepit të Oblikës në xhaminë e Kalasë së Drishtit

Më 26 qershor 2026, në kuadër të aktiviteteve edukative dhe fetare të organizuara gjatë sezonit vero nga Sektori i Arsimit pranë Myftinisë Shkodër, një grup nxënësish të kursit fetar të xhamisë së Oblikës, nën drejtimin e imamit të xhamisë H. Nadi Braqi, morën pjesë në faljen e xhumasë në xhaminë e Kalasë së Drishtit.

Pas faljes së namazit, u zhvillua një vizitë dhe takim pranë xhamisë së Kalasë së Drishtit, ku nxënësit përmes imamit të kësaj xhamie z. Isa Muhaj patën mundësinë të njihen më nga afër me historikun dhe objektet kulturore të kësaj zone të rëndësishme me gjurmë islame.

Më pas, nxënësit e kursit fetar të xhamisë së Oblikës zhvilluan edhe një piknik në Urën e Mesit, duke kaluar së bashku momente të bukura vëllazërie dhe edukimi.

Kjo vizitë dhe aktivitet u organizua në kuadër të programit të Myftinisë Shkodër për faljen e disa xhumave në xhaminë e Kalasë së Drishtit.