Xhamia Dudas dhe Xhamia e “Dy Vajzave”, ligjërata në prag të Ramazanit 1439

Në vazhdën e aktiviteteve që i paraprijnë Muajit Ramazan 1439, Myftinia Shkodër organizoi ditën e martë dhe të mërkurë, dy tubime të begata në xhaminë e Dudasit dhe tek ajo e "Dy Vajzave".

Gjatë ligjëratave të mbajtura nga imamët dhe teologët e qytetit, u vu theksi tek vlerat e mëdha që ka Muaji Ramazan në afrimin e besimtarëve me All-llahun dhe udhëzimet e fesë, si dritësim për jetën e njerëzve.

U theksua se nëpërmjet agjërimit, muslimanët e mbarë botës baahkohen në lutje dhe adhurime, që e ndihmojnë unitetin dhe frymëzojnë fuqizimin e ymetit islam.

Njëkohësisht, imamët tanë dhanë udhëzime për shfrytëzimin e Muajit Ramazan, si mundësi e pendimit, faljes, përmirësimit të marrëdhënies me Zotin, kthimit nga Kur'ani dhe mësimet e tij, përhapja e paqes dhe bamirësive në shoqëri, etj.

Në këto tubime të begata ligjëruan imamët e nderuar: Adrian Uraj, Arben Halluni, Idmir Plaku, Lavdrim Hamja, Durim Kasemi, Ervil Kuçi dhe Adil Cukali.

Në përfundim të aktivitetit në xhaminë e "Dy Vajzave" u shpërnda literaturë islame, falë bashkëpunimit me Institutin Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam.