“Dita e Rihapjes së Xhamisë së Plumbit – Simbol i Lirisë së Besimit!”

“Dita e Rihapjes së Xhamisë së Plumbit - Simbol i Lirisë së Besimit!”

“Dita e Rihapjes së Xhamisë së Plumbit – Simbol i Lirisë së Besimit!”

Ditën e shtunë pas akshamit, më 15 nëntor 2025, në ambientet e Xhamisë së Plumbit, në kuadër aktiviteteve përkujtimore të 35 vjetorit të lirisë së besimit, u zhvillua një program i pasur fetar e kulturor, ku morën pjesë imamë, intelektualë, personaltete dhe besimtarë nga e gjithë zona.

Programi u hap me leximin e Kur’anit Famëlartë nga Hafizi Bajram Bilkimi.

Më pas, moderimin dhe prezantimin e aktivitetit e mbajti telogu Arben Halluni, i cili përshëndeti të pranishmit dhe prezantoi programin e këtij aktiviteti.

Në vijim, fjalën e mori Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B.Sytari, i cili në mesazhin e tij theksoi rëndësinë e rikthimit të lirisë së besimit, rolin e Xhamisë së Plumbit në historinë e qytetit dhe vlerën e transmetimit të mesazheve të paqes, moralit dhe solidaritetit në komunitet.

Aktivitetin e përshëndeti edhe Dr. Ibrahim Matar, mysafiri nga Damasku, i cili vlerësoi nismën dhe rëndësinë e saj për edukimin dhe ndërgjegjësimin e brezave të rinj.

Një moment i veçantë ishte fjala e njërit prej nismëtarëve të rihapjes dë xhamisë së Plumbit, z. Mehdi Myftia, i cili solli kujtime dhe reflektime mbi përpjekjet e para dhe kontributet që e kanë bërë të mundur zhvillimin e sotëm të kësaj veprimtarie.

Programi vijoi me një recitim të bukur nga nxënësja e mejtepit të xhamisë Bardhaj, Erisa Fangaj.

Në kuadër të aktivitetit u shfaq edhe një pjesë filmike që dokumentonte ceremoninë madhështore të 16 nëntorit 1990, çast historik që shënon ringjalljen e besimit dhe hapjen e një kapitulli të ri për komunitetin musliman të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë.

Në përmbyllje, të pranishmit morën pjesë në një koktej e shtruar me këtë rast, ndërsa programi u mbyll me faljen e namazit të jacisë.