Myftiu priti Drejtorin e Shoqatës “Sulejmanije”, z. Nusret Tekin

Paraditën e së enjtes, më 4 shkurt 2016, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt z. Nusret Tekin, drejtori i Shoqatës "Sulejmanije" për Shqipërinë.

Gjatë takimit, Myftiu vlerësoi kontributin e madh që shoqata "Sulejmanije" ka dhënë në dy dekadat e fundit në Shkodër e Shqipëri, në kuadër të edukimit të brezit të ri me dashurinë për Kur'anin, mësimin dhe hivzin e tij. Myftiu theksoi se shërbimet ndaj Kur'anit, nëpërmjet hapjes së kurseve të shumta, qendrave edukative dhe arsimore në këtë drejtim, janë shërbimi më i mirë ndaj Thirrjes Islame dhe mbjelljes së dashurisë për Fjalën e Zotit dhe mësimin e Kur'anit. Nga ana e tij, z. Tekin falënderoi Myftininë e Shkodrës për bashkëpunimin dhe shprehu gatishmërinë e shoqatës së tij për të kontribuar në drejtim të hapjes së kurseve të reja të Kur'anit, si dhe mësimin e tij në xhami të ndryshme nëpërmjet mësimit të tij.