Myftinia Shkodër dhuron ndihma për shoqatën e Para & Tetrapelgjikëve

Pasdreken e të martës, më 7 maj 2019 Myftinia Shkodër dhuroi për shoqatën e invalidëve Para & Tetrapelgjikë, dega Shkodër 40 pako ushqimore për njerëzit në nevojë të kësaj shoqate, ndihmë e Qendrës Humanitare Bamirëse “Mbreti Selman”, Arabia Saudite.

Kryetari i shoqatës së invalidëve Para & Tetrapelgjikë, z. Saimir Beqiri falënderoi Myftininë e Shkodrës për këtë bashkëpunim dhe këtë ndihmë me vlerë për këta persona me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, ai uroi të gjithë besimtarët myslimanë, muajin e begatë të Ramazanit.

Në emër të Myftinisë Shkodër përshëndeti teologu Lavdrim Hamja, imam i xhamisë së “Dy Vajzave”, i cili tha se, kjo ndihmë nuk konsiderohet bamirësi, por është detyrë dhe amanet për këta vëllezër dhe motra të sprovuar, të cilit i kemi për detyrë tu gjendemi pranë dhe t’i përkrahim me sa kemi mundësi.

Myftinia Shkodër u bën thirrje biznesmenëve dhe të gjithë atyre që kanë mundësi, të kontribuojnë  për njerëzit në nevojë dhe shtresat e varfra.