Ekskursion edukativ dhe argëtues në Razëm me nxënësit e kursit veror të Xhamisë Shtoj i Ri

Ekskursion edukativ dhe argëtues në Razëm me nxënësit e kursit veror të Xhamisë Shtoj i Ri

Ekskursion edukativ dhe argëtues në Razëm me nxënësit e kursit veror të Xhamisë Shtoj i Ri

Në kuadër të veprimtarive edukative dhe argëtuese me moton: “Të mësojmë dhe argëtohemi” që organizon sektori i arsimit pranë Myftinisë Shkodër, ditën e diel, më 5 korrik 2026 u zhvillua një ekskursion në zonën turistike të Razmës me nxënësit e kursit veror të xhamisë Shtoj i Ri.

Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 40 fëmijë, të shoqëruar nga imami dhe mësuesi i tyre, H. Ervin Juku.

Gjithashtu, i pranishëm ishte edhe drejtuesi i Arsimit pranë Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni, i cili përshëndeti nxënësit dhe ndau me ta disa këshilla e porosi fetare me vlerë, duke i nxitur të vazhdojnë rrugën e dijes, edukatës dhe moralit të mirë.

Gjatë ekskursionit, fëmijët u përfshinë në lojëra argëtuese, aktivitete sportive dhe zbavitëse, duke kaluar çaste të bukura në natyrën e mrekullueshme të Razmës.