“Të mësojmë dhe të argëtohemi” – vizitë në kurset fetare verore të Xhamisë Kiras

“Të mësojmë dhe të argëtohemi” – vizitë në kurset fetare verore të Xhamisë Kiras

“Të mësojmë dhe të argëtohemi” – vizitë në kurset fetare verore të Xhamisë Kiras

Në kuadër të ndjekjes dhe mbështetjes së veprimtarive edukative verore, drejtuesi i arsimit pranë Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni zhvilloi paraditën e të martës më 7 korrik 2026, një vizitë në kurset fetare verore që organizohen në mjediset e xhamisë Kiras .

Kurset zhvillohen nën kujdesin dhe mësimdhënien e imamit të xhamisë H. Ruzhdi Plangaj  të ndara në disa grupe, sipas grup moshave, me pjesëmarrjen e rreth 60 nxënësve. Ato organizohen nën moton “Të mësojmë dhe të argëtohemi”, duke ndërthurur mësimin e njohurive fetare me aktivitete edukative dhe argëtuese, në një atmosferë të ngrohtë dhe motivuese.

Gjatë vizitës, teologu Halluni u njoh nga afër me ecurinë e procesit dhe programin mësimor, si dhe bisedoi me nxënësit në lidhje më mësimet që marrin nga mejtepet fetare.

Në fjalën e tij përshëndetëse, vlerësoi angazhimin e mësuesve dhe edukatorëve, duke theksuar rëndësinë e edukimit fetar të brezit të ri dhe cilësinë e punës që po zhvillohet në këto kurse.

Gjithashtu, ai i inkurajoi nxënësit që të përfitojnë sa më shumë nga kjo periudhë, duke shtuar njohuritë e tyre fetare, edukative dhe morale.