U shfaq filmi “Rruga për në Mekë”

Pasditën e së shtunës, më 27 korrik 2019, në përmbyllje të trajnimit njëjavor me haxhilerët e këtij viti, Myftinia Shkodër shfaqi në kinema “Millenium” filmin dokumentar me titull: “Rruga për në Mekë”, prodhim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Në fillim, Myftiu i Shkodrës uroi haxhilerët e pranishëm për bekimin e madh të përzgjedhjes për kryerjen e këtij adhurimi të mrekullueshëm. Njëkohësisht vlerësoi faktin se në Shkodër, tradita e udhëtimit për kryerjen e ritualeve të Haxhit është kthyer në një pikë referimi pozitive, duke ia shtuar vlerat e madhështinë qytetit tonë.

Të pranishmit patën mundësi të ndiqnin filmin, që është ndërtuar mbi bazën e përshkrimeve dhe përjetimeve të haxhilerëve të shumtë shqiptarë.

Me përfundimin e këtij aktiviteti, u mbyll edhe trajnimi i haxhilerëve tanë, që bëhen gati për udhëtimin e shumëpritur, ditën e enjte, më 1 gusht 2019.