Xhamia e “Dy Vajzave” shtrohet me tapet të ri

Ditën e xhuma paradite, më 2 gusht 2019 është bërë e mundur shtrimi i tapetit të ri të xhamisë së “Dy Vajzave”. Besimtarët frekuentues të kësaj xhamie, të cilët iu përgjigjen thirrjes së imamit të saj, teologut Lavdrim Hamja, do të kenë mundësinë të falen në kushte më komode, ku përveç gëzimit të shtrimit të xhamisë me tapet të ri, ata i gëzohen edhe bamirësisë së tyre.

Tapeti i ri me një dizajn të bukur dhe cilësi të mirë, do të zbukurojë më tepër këtë xhami bashkëkohore, që është e kompletuar me të gjitha kushtet e nevojshme, me ngrohje dhe ftohje, si dhe me klasa e ambiente të përshtatshme.

Myftinia Shkodër falënderon të gjithë ata besimtarë, të cilët kontribuuan për këtë bamirësi të xhamisë së “Dy Vajzave” duke lutur All-llahun e Madhëruar, që t’i dhurojë secilit mirësi e begati, dhe Zoti i Madhëruar i shtoftë shembujt e tillë të bamirësisë dhe përkujdesjes ndaj xhamive të All-llahut (xh.sh).