Myftiu priti ambasadorin e Kuvajtit

Paraditën e së mërkurës, më 4 shtator 2019, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt, ambasadorin e Shtetit të Kuvajtit në Tiranë, ShTZ. Fajiz Meshari El-Xhasim.

Gjatë takimit u diskutua mbi tema me interes të përbashkët, sikurse u theksua vlera e madhe e kontributeve kuvajtiane gjatë dekadave të fundit, si një dëshmi e bujarisë dhe bamirësisë së popullit kuvajtian, sidomos në vendin tonë.

U trajtuan këndvështrime me vlerë në drejtim të shfrytëzimit të vakëfit dhe domosdoshmëria e bashkëpunimit për realizimin e projekteve me vlerë dhe në interes të shoqërisë.