Ndihmohen 300 familje me jetimë dhe nevojtarë

Paraditën e së shtunës, më 19 tetor 2019, falë kontributit bujar të fondacioneve bamirëse nga Shteti i Kuvajtit, u bë e mundur shpërndarja e 300 pakove ushqimore për familjet e jetimëve dhe nevojtarëve të ndryshëm.

Shpërndarja e këtij kontigjenti, që vjen me ndërmjetësimin dhe përkujdesjen e Komitetit të Bashkuar Kuvajtian për Ndihmë, u parapri nga mesazhi që dha Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili vlerësoi këtë kontribut me vlerë, sidomos për shtresat në nevojë.

Myftiu falënderoi Shtetin e Kuvajtit dhe fondacionet e tij bamirëse, si dhe bashkëpunimin e frutshëm me Komitetin e Bashkuar Kuvajtian për Ndihmë, që në mënyrë sistematike ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë me qindra jetimë, pa dallim feje, si dhe shumë familje në nevojë.