UDHËZIM – (Për imamët e Myftinisë Shkodër)

I nderuar imam,

Duke marrë në konsideratë gjendjen e vështirë të krijuar pas tërmeteve të këtyre ditëve, që kanë shkaktuar dëme të mëdha në jetë njerëzish, në banesa e pasuri të vëllezërve tanë të sprovuar, në postin e Myftiut të Shkodrës udhëzoj sa vijon:

  1. Hytbeja e xhumasë së datës 29.11.2019 të përqendrohet tek solidariteti në raste të vështirësive dhe sprovave, duke vënë theksin tek domosdoshmëria e paqtimit me All-llahun e Madhëruar, nxitja e harmonisë kombëtare e njerëzore, solidariteti me të dëmtuarit, si një familje e madhe kombëtare e njerëzore.
  2. Lutja e xhumasë t’i kushtohet gjendjes aktuale, pendimi nga gjynahet e shthurrja morale, korrupsioni e devijimi, si dhe t’i drejtohemi All-llahut Fuqiplotë për butësi e mëshirë.
  3. Të bëhet thirrje nga minberi për mbledhje fondesh e ndihmash pranë çdo xhamie, pas namazit të kësaj xhumaje. Ndihmat e mbledhura do të dorëzohen zyrtarisht pranë shtabit të ngritur nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, me qëllim ndihmën e familjeve të shumta, që sot gjenden të pastrehë e në vështirësi të madhe, si pasojë e tërmeteve.
  4. Pas namazit të xhumasë, të falet namazi i xhenazes në mosprani, për shpirtrat e të humburve në këtë dhimbje të madhe kombëtare e njerëzore.

Me nderime e lutje për mbarësi,
Myftiu i juaj,
Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 28 nëntor 2019