Myftinia Shkodër merr pjesë në ceremoninë e 107 vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit Shqiptar

Të hënën, më 13 janar 2020, në ambientet e Policisë Vendore të Shkodrës u zhvillua ceremonia përkujtimore  e 107 vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit Shqiptar.

Krahas drejtuesve të lartë nga policia, prefektura, bashkia, prokuroria, gjykata, familjarë të policëve të rënë në krye të detyrës,  etj, merrnin pjesë edhe autoritete të komuniteteve fetare të qytetit. Në këtë ceremoni Myftinia Shkodër u përfaqësua nga H. Fejzi Zaganjori dhe teologu Arben Halluni.

Pas himnit kombëtar,  përshëndetjeve të rastit nga personalitete të policisë vendore dhe kryetares së bashkisë, përfaqësuesit e dy komuniteteve fetare, H. Fejzi Zagonjori dhe At. Nikolla Petani bënë një lutje të përbashkët për mbarësi e suksese policisë së shtetit gjatë misionit të tyre fisnik si dhe u lutën për shpirtrat e policëve dëshmorë, të rënë në krye të detyrës.