Konkurs hifzi i Kur’anit Famëlartë

Ditën e shtunë, më 2 korrik 2016, në atmosferën e Natës ë Kadrit, Myftinia Shkodër në bashkëpunim me Fondacionin "Mirësia", organizuan në xhaminë e Mjedës, konkursin e hifzit të Kur'anit Famëlartë, me disa nivele.

Në këtë konkurs morën pjesë nxënës të disa prej kurseve fetare të xhamive të Myftinisë Shkodër.

Në një atmosferë të begatë, në prani edhe të imamëve të nderuar të xhamive pjesëmarrëse, nxënësit prezantuan përgatitjen e tyre, duke shfaqur rezultate mbresëlënëse dhe duke dëshmuar përpjekje të lavdëruara në mësimin përmendësh të Kur'anit Famëlartë.

Aktiviteti u përshëndet nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari dhe nga Drejtori i Fondacionit "Mirësia", z. Korab Kaja.

Për fituesit e konkursit dhe krejt të pranishmit u shpërndanë dhurata, me lutjen e vazhdimësisë në këtë rrugë të mbarë.