Inspektohen punimet e xhamisë së re në Krye-Bushat

Paraditën e së martës, më 12 prill 2016, menaxheri i pronave në Myftininë e Shkodrës, z. Blendi Alushi, i shoqëruar edhe nga teologu Lavdrim Hamja, zhvilloi një inspektim paraprak, për të parë nga afër gjendjen e punimeve për xhaminë e re në Krye-Bushat.

Xhamia e re, që po ndërtohet në vakëfin e vjetër të kësaj zone, është pjesë e bashkëpunimit të Myftinisë Shkodër me Fondacionin “Mirësia”.

Xhamia e re, ishte kërkesë e vazhdueshme e besimtarëve muslimanë të pesë lagjeve të Kry-Bushatit, si dhe një nevojë e kahershme e tye për kryerjen e adhurimeve ditore, mësimin e fëmijëve dhe edukimin e rinisë me edukatën dhe kulturën islame.

Me mbarësinë e All-llahut, punimet vazhdojnë rregullisht dhe pritet që brenda këtij viti, xhamia e re të hapë dyert e saj për frekuentuesit e saj.

Myftinia Shkodër falënderon bashkëpunimin me Fondacionin “Mirësia” dhe ftoj besimtarët të luten në vazhdimësi për mbrojtjen e vakëfeve të shenjta, zhvillimin dhe shfrytëzimin e tyre në dobi të komunitetit.