“Amaneti i minberit…”, vijon trajnimi me imamët e Myftinisë Shkodër

Paraditën e së hënës, më 6 korrik 2020, vijoi trajnimi 10 javor me imamët e Myftinisë Shkodër.

Ligjërata e kësaj dite u mbajt nga teologu Gilman Kazazi, imam i xhamisë “Ebu Bekër”, i cili trajtoi temën me titull: “Amaneti i minberit në jetën e thirrjes islame”.

Gjatë ligjëratës, imami i nderuar vuri theksin tek domethënia e minberit dhe e amanetit, si dhe obligimet që ka hatibi karshi Zotit, vetes dhe xhematit të tij.

Ai solli disa shembuj të dobishëm nga jeta e dijetarëve të shkuar që lidhen me përgjegjësinë e minberit dhe vlerën e tij në edukimin dhe këshillimin e besimtarëve në mënyrë periodike.

Aktiviteti pasoi me ndërhyrjet, pyetjet dhe sugjerimet nga imamët e pranishëm.

Gjithashtu, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, pasi falënderoi ligjëruesin, dha disa mendime dhe këshilla që lidhen me hytben e xhumasë dhe amanetin e Thirrjes.