Lajmërim mbi ceremoninë e Fitër Bajramit 1437/2016

Të dashur vëllezër dhe motra muslimanë,

Ju bëjmë me dije se dita e parë e Fitër Bajramit është ditën e martë, më 5 korrik 2016.

Ceremonia e Fitër Bajramit 1437/2016, do të zhvillohet në Sheshin e Namazgjasë, në vakëfin bri xhamisë së Fushë Çelës.

Namazi i sabahut dhe i Fitër Bajramit do të falen bashkarisht në shesh, për të gjithë muslimanët e Shkodrës, duke nisur nga ora: 04:45, kur do të falet edhe namazi i sabahut me xhemat.

Më pas, do të ketë një program të larmishëm me lexime kur’anore, ligjërata, këshilla dhe mesazhe islame nga Myftiu dhe imamë të nderuar të Myftinisë Shkodër.

Namazi i Fitër Bajramit do të falet në orën 06.02 dhe do të drejtohet nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari.

Pas namazit të Fitër Bajramit do të mbahet hytbeja e Bajramit dhe me përfundimin e saj, besimtarët do të këmbejnë urimet me Myftiun dhe imamët e pranishëm.

Ceremonia zyrtare e pritjes së vizitorëve do të zhvillohet në xhaminë e Parrucës, në periudhën 09.00 – 11.00.

Myftinia Shkodër ju uron: Agjërim të pranuar dhe me zemër të mirë Fitër Bajramin!