NJOFTIM – Kurban Bajrami 1441/2020

Myftinia Shkodër njofton të gjithë besimtarët se:

– Dita e Arefatit është ditën e enjte, më 30 korrik 2020. Syfyri i kësaj dite mbyllet në orën: 03:37, ndërsa iftari çelet në orën: 20:10.

– Dita e xhuma, më 31 korrik 2020 është dita e parë e Kurban Bajramit.

– Ceremonia e Kurban Bajramit nis në çdo xhami të Shkodrës, në orën: 06:15. Falja e namazit të Kurban Bajramit bëhet në orën 06:30. Pas faljes së namazit do të mbahet edhe hytbeja tradicionale e Kurban Bajramit.

– E gjithë ceremonia do të zhvillohet sipas protokolleve të përcaktuara nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në përputhje me rregullat e realitetit të ri të pandemisë globale (vendosja e maskës, distancimi fizik, etj).

– Ju lutemi merrni me vete sexhaden e faljes.

– Për shkak të situatës, pritja tradicionale me rastin e Kurban Bajramit, nuk do të zhvillohet.

MYFTINIA SHKODËR JU URON:
ME ZEMËR TË MIRË FESTËN E KURBAN BAJRAMIT!