Në rrugë të mbarë Qendra Kulturore në Barbullush

Pasditën e së hënës, më 26 prill 2021, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari së bashku me drejtorin e Findacionit “Mirësia”, z. Korab Kaja, zhvilluan një inspektim për të parë nga afër punimet e nisura për realizimin e Qendrës Kulturore të xhamisë së fshatit Barbullush në Bashkinë Vau Dejës.

Myftiu shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin me vlerë me Fondacionin “Mirësia”, që mundësoi këtë projekt, që plotëson nevojat e xhamisë dhe rinisë së saj, në fshatin Barbullush.

Pas miratimit të dhënë nga Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, të gjithë u angazhuan që kjo vepër të nisë me mbarësinë e Zotit, për të sjellë para besimtarëve dhe qytetarëve të kësaj zone këtë objekt të munguar e të kërkuar prej kohësh.

Myftinia Shkodër është e interesuar që përveç ndërtimit të xhamive të reja, të pajisë edhe disa prej xhamive të zonës me qendra kulturore, që do të shërbejnë shumë mirë për afrimin e rinisë dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve të larmishme.