Myftiu i Shkodrës, apel për prindërit që të kujdesën për fëmijët e tyre

Duke marrë shkas nga ngjarja e dhimbshme e humbjes së jetës së një fëmije të mitur në fshatin Guri i Zi, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, iu drejtua prindërve me një mesazh nga mimberi i xhamisë së Parrucës, në hytben e fundit të Ramazanit të këtij viti, më 7 maj 2021, ku bëri thirrje që prindërit të kujdesën për fëmijët e tyre dhe t’i mbrojnë ata nga rrjetet sociale dhe programet e pakontrolluara që përhapen çdo ditë nëpërmjet mjeteve televizive, por jo vetëm.

Ai i bëri apel poashtu familjarëve që të mos i lejojnë fëmijët të përdorin pa kriter internetin, por të bisedojne dhe të kalojnë kohën e lirë me ta.

“Ky është një alarm për çdo familje. Mos më thoni që ia lëmë celularët në dorë, sepse fëmija është i vogël!

Mos thoni nuk kemi kohë! Janë justifikime të padobishme!

Të kemi kujdes, çfarë hyn në dritaret e vetëdijes së fëmijëve tanë. Të kemi kujdes në duart e kujt i lëmë fëmijët!

Nuk do të analizojmë rastin, sepse nuk është ky momenti. Por, dhimbja e kësaj humbje të jetë alarm për të gjithë ne, për arsimtarët, edukatorët, prindërit, imamët e prijësit fetarë…”, tha në mes të tjerave Imam Sytari.

Ndiq hytben e plotë: