Ditën e mërkurë, më 22 dhjetor 2021, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, mbajti një ligjëratë pas namazit të akshamit në xhaminë e fshatit Kullaj, Postribë.
Në fillim, Myftiu falënderoi besimtarët e pranishëm, që përtej temperaturave të ulëta të ditëve të fundit, ishin të pranishëm në xhami për faljen e namazit të akshamit me xhematë dhe ligjëratës së Myftiut.
Në vasin e mbajtur këtë natë, Myftiu iu qas rëndësisë që ka kuptimi i thirrjes: “Allahu ekber”, që muslimanët e përsërisin çdo ditë me dhjetra herë.
Myftiu tha se tekbiri është simbol dhe nxitje e të mirës e lartësimit në jetë, në çdo kohë e çdo situatë.
Ai tha se përtej propagandave të djallëzuara për ta mjegulluar dhe bërë të urryer për njerëzimin këtë thirrje të shenjtë, asgjë nuk duhet ta stepë muslimanin për ta dëshmuar madhështinë dhe shenjtërinë e kësaj thirrjeje shekullore, me të cilën, krejt të dërguarit e Allahut e ftuan njerëzimin drejt krenarisë së besimit, dinjitetit të jetuarit si mëkëmbës të Zotit dhe njerëz me vlera dhe dritë!
Ligjërata e plotë: