Myftiu: “Të përmirësojmë bashkëpunimet në mesin e myftinive të zonës!”

Ditën e mërkurë, më 22 dhjetor 2021, Myftku i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një bashkëbisedim vëllazëror me Myftiun e Malësisë së Madhe, H. Edmir Smajlaj.

Në takimin e përzemërt, ku prezantonte edhe administratori i Myftinisë Shkodër, z. Sajmir Dritareti, Myftiu Sytari vuri theksin tek domosdoshmëria e përmirësimit të cilësisë së bashkëpunimeve në mesin e myftinive të zonës së Shkodrës.

Ai tha se mundësitë janë për të bërë akoma më shumë e më mirë për të mirën e besimtarëve, misionit të xhamive dhe angazhimit legjitim të myftinive përkatëse në drejtim të rritjes së komunikimit dhe hapjes së rrethit të bashkëpunimeve që e gjallërojnë edhe më tej jetën fetare në qytetet e zonës së Shkodrës.

Të dy myftilerët e nderuar u ndalën në detaje në pika të shumta, ku mund dhe duhet të përqendrohet vëmendja për të mirën e përbashkët.