Paraditën e së shtunës, më 25 dhjetor 2021, Myftinia Shkodër organizoi një aktivitet të veçantë për motrat muslimane.
E ftuar speciale e këtij aktiviteti ishte teologia Merjem Lumi, e cila bashkëbisedoi dhe ligjëroi rreth rrugëve të afrimit me Zotin, rregullimin e marrëdhënieve me njerëzit e me Zotin, pendimin, etj.
Gjatë ligjëratës së saj, teologia Merjem Lumi drejtoi pyetje të shumta dhe dha mendimet dhe zgjidhjet për shumë tematika delikate që shqetësojnë sot besimtarët, motrat në veçanti.
Prania e madhe e motrave dëshmoi për domosdoshmërinë e këtyre tubimeve, ku trajtohen çështje të ditës dhe që zhgjojnë vëmendjen e besimtareve në rrugën e përmirësimit dhe ruajtjes së ekuilibrave të besimit dhe fetarizmit të shëndoshë në jetë.