Ditën e mërkure, më 24 gusht 2016, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, inspektoi në terren punimet që po kryhen për ndërtimin e minares së re në xhaminë e zonës Fshati i Ri, Postribë.
Myftiu shprehu kënaqësinë e tij për mirësinë e madhe, plotësimin e kësaj xhamie të re në moshë, me minaren e munguar prej vitesh.
Ai shprehu mirënjohjen e tij për kontribuesen e kësaj vepre të dëshmuar, një motër muslimane nga Shkodra, e cila u afrua vullnetarisht për të dhënë nga pasuria e saj në shërbim të këtij projekti të domosdoshëm për vetë imazhin e xhamisë, por edhe për krejt zonën.
Ndërtimi i minares së re, do ta plotësojë më së miri hartën e xhamive të zonës Postribë dhe Rrethina, ku tashmë spikasin minaret e xhamive: Bardhaj, Mes-Myselim, Vilëz, Domën, Boks, Dragoç, Kullaj dhe së shpejti edhe minarja e Fshatit të Ri.
Myftinia Shkodër fton donatorët dhe bamisrësit e ndryshëm muslimanë të vazhdojnë të japin nga pasuria, me të cilën janë begatuar, pasi xhami të tjera presin ndërhyrje të domosdoshme, si: në Milan-Rrasek, Drisht etj.