Vlera e këndimit të Kur’anit në traditën e të parëve muslimanë:
“Pa dyshim, ata që lexojnë Librin e All-llahut, falin namazin dhe japin fshehtazi apo haptazi nga ajo që u kemi dhënë Ne, mund të shpresojnë në një fitim që nuk do të humbasë!”
“Lexojeni Kur’anin, sepse ai do të vijë ndërmjetës në ditën e gjykimit për lexuesit e tij”
Imam Ebu Hanife: “e dinte Kur’anin përmendësh dhe e bënte hatme 30 herë në muaj”! Ai: “e bënte hatme Kur’anin brenda tre ditëve me netët e tyre…”
Sufjan Theuriu: “kur hynte Ramazani i linte adhurimet e tjera (suplementare) dhe angazhohej me leximin e Kur’anit.”
Malik ibni Enes, imami i ditur i hadithit: “kur hynte Ramazani largohej nga përsëritja e hadithit dhe takimet me njerëzit e dijes drejt këndimit në Mus’haf.”
Ibni Asakir (499-571): “e bënte hatme Kur’anin një herë në javë, ndërsa kur vinte Ramazani e bënte për çdo ditë…”
Imam Kisaiu (ndërroi jetë në vitin 189 h.), njëri ndër shtatë dijetarët mbi transmetimet e të cilëve argumentohet këndimi i saktë i Kur’anit, e këndonte tërë Kur’anin në një ndenjë të vetme! Etj.