“Me zemër të bardhë e bekim, Ramazanin!”

🤲 Myftinia Shkodër ju uron:”Me zemër të bardhë e bekim, Ramazanin!”

Ju rikujtojmë:

✅ Sonte, e xhuma, më 01/4/2022, nis namazi i teravisë në të gjitha xhamitë e Shkodrës, menjëherë pas namazit të jacisë (ezani: 20.38).

📌 Ditën e shtunë, më 2/4/2022, nis agjërimi i Muajit Ramazan 1443/2022.

📣 Syfyri i parë mbyllet në orën 04.45.

🕋 30 minuta pas këtij orari, falet namazi i sabahut me xhemat në të gjitha xhamitë.

📖 Duke nisur nga dita e shtunë, më 2/4/2022, pas namazit të iqindisë (ezani: 16.26), në xhaminë e Parrucës do të nisë Mexhlisi i Hatmes Sherife, (leximi i plotë i Kur’anit Famëlartë).

📿 All-llahu jua lehtësoftë dhe jua ndriçoftë jetën me përmendjen e Tij!