Tradita e vjetër e Hatmes Sherife të Kuranit Famëlartë, nisi edhe për këtë Muaj Ramazani, në drejtimin e Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari dhe imamëve të nderuar, në prani të besimtarëve besnikë të këtij adhurimi të spikatur e të kërkuar në Ramazan.
Myftiu solli në vëmendje të besimtarëve se Muaji Ramazan është mundësia më e mirë për t’u përkushtuar ndaj Kuranit, mësimit dhe përvetësimit të tij, tamam siç vepronte edhe Resulullahu (a.s) që e bënte çdo Ramazan nga një hatme me Xhibrilin (a.s).
Tradita e bukur e mbledhjes në xhami për ta lexuar të plotë Kuranin Famëlartë është një mundësi e mirë për të kaluar një orë të begatë në shoqërinë e Fjalës së Allahut dhe mesazheve që marrim prej Tij.