Pas namazit të xhumasë, më 8 prill 2022, Myftinia Shkodër me mbështetjen e Shoqatës “Istanbul” bëri të mundur shpërndarjen e 100 pakove ushqimore për familjet e lagjes Ura e Bunës.
Imami i xhamisë tek Ura e Bunës, H. Ridvan Luzaku së bashku me rininë e xhamisë organizuan shpërndarjen e pakove të Ramazanit për banorët e kësaj lagje.
Allahu i Madhëruar i shpërbleftë donatorët dhe secilin që ndihmon njerëzit dhe familjet në nevojë.
Muaji i Ramazanit është muaji i solidaritetit dhe i ndihmës, dhe me këtë rast Myftinia Shkodër i bën thirrje biznesmenëve dhe njerëzve të pasur, të kontribuojnë për familjet e varfëra dhe në nevojë.