Sofra e iftarit stacionohet në qendrën kulturore Barbullush

Ditën ë shtunë, më 09 prill 2022, në ditën e 8-të të muajit të Ramazanit, Myftinia Shkodër, përmes sektorit të arsimit organizoi një iftar më nxënësit e mejtepeve/kurseve fetare që zhvillohen në qendrën kulturore, pranë xhamisë Barbullush.

Në këtë iftar, përveç 55 nxënësve të niveleve të ndryshme të mejtepeve, imamit dhe mësuesit të mësim-besimit, Elvis Molla mori pjesë drejtuesi i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni, i cili në një bisedë të shkurtër përpara çeljes së iftarit, falënderoi bamirësit islamë shkodranë, të cilët mbështetën nismën e Myftinisë Shkodër për të sjelle një atmosferë dhe traditë ndryshe nga vitet e kaluara, pikërisht organizimin e iftareve të vëllazërisë, të mirësisë, solidaritetit dhe të afrimit sa më tepër me njeri-tjetrin për të ndarë begatitë e Zotit që zbresin në mënyrë të veçantë për besimtarët dhe agjëruesit në këtë muaj të shenjtë Ramazanit.

Në fund të iftarit, imami i xhamisë së Barbullushit, bëri dua-lutjen si dhe më pas të gjithë të pranishmit falën bashkërisht namazin e akshamit.

Projekti i sofrës së iftareve të vëllazërisë do të vijojë edhe në disa xhami dhe qendra të tjera islame, të rrethit të Shkodrës.