Që nga fillimi i muajit Ramazan, pastrimet dhe sistemimet e vakëfit të Fushë Çelës nuk janë ndërprerë.
Atmosfera e begatë e këtij Muaji i ka angazhuar të gjithë në drejtim të mirëmbajtjes dhe sistemimit të oborrit dhe anekseve të xhamisë së madhe “Ebu Bekër”, në Shkodër.
Angazhimet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e oborreve të xhamive, janë pjesë e përpjekjeve për të ruajtur ritmet e të parëve, që përhapën kudo gjurmët e qytetërimit islam, ku përkujdesja për gjelbërimin, mbjelljen e pemëve, shatërvanet, vijat e ujit për kafshët, zogjtë dhe shpendët, ishte dhe ngeli një amanet i trashëguar nga porositë e të dërguarit të Allahut, Hz. Muhamedit (a.s).
Myftinia Shkodër falënderon të gjithë ata që përkujdesen për gjelbërimin e xhamive, mirëmbajtjen e tyre dhe rritjen e ndjeshmërive ndaj higjienls dhe pastërtisë në xhamitë tona.