Ditën e shtunë, më 23 prill 2022, në ditën e 22-të të muajit të begatë të Ramazanit, Myftinia Shkodër, përmes sektorit të arsimit organizoi iftarin e radhës më nxënësit e mejtepit/kurseve fetare që zhvillohen, pranë xhamisë Shirq-Mushan, Njësia Administrative Dajç.
Në këtë iftar, përveç pjesëmarrjes së rreth 45 nxënësve të moshave të ndryshme të mejtepit, imamit dhe mësuesit të devotshëm, H. Kujtim Cufaj, mori pjesë edhe drejtuesi i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni, i cili përpara çeljes së iftarit, përmes një bisedë të shkurtër u dha nxënësve disa këshilla të dobishme edukative dhe besimore.
Në fund të iftarit, imami i xhamisë, bëri duan e iftarit si dhe më pas të gjithë të pranishmit falën bashkërisht namazin e akshamit, i cili përfundoi me salavate, dhikër, lutje, etj.
Programi i sofrës së iftareve të vëllazërisë do të vijojë edhe në disa xhami të tjera të Shkodrës.