Ditën e xhuma, më 20 maj 2022, nëpërmjet foltores së xhamisë Parrucë, në dersin e xhumasë, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i uroi mirëseardhjen në Shkodër mësuesve dhe maturantëve të nderuar të Medresesë “Alaudin”, Prishtinë, që ishin për vizitë në qytetin e Shkodrës.
Në fjalën e tij, ndër të tjera Myftiu theksoi se: “Medreseja ‘Alaudin’ është një shkollë historike. Është një medrese që i bën nder të gjitha medreseve të trojeve shqiptare. Një medrese e njohur dhe e shquar, jo vetëm për përhapjen e dijes, por edhe për mbrojtjen e çështjes kombëtare edhe në në një ndër momentet më të vështira historike të vëllezërve tanë në Kosovë.
Nëpërmjet këtij falënderimi dhe mirënjohjeje, patjetër që përulemi me respektin më të madh dhe i lutemi Allahut të Madhëruar për ata vëllezër të nderuar që kemi në Prishtinë e Kosovë, të cilët përpiqen pa ndërprerje, siç historikisht janë përpjekur, për të mirën e Thirrjes Islame dhe të mirën e çështjes tonë kombëtare!
I uroj mirëseardhjen dhe jam shumë i gëzuar që janë sot me ne, djemtë tanë të dashur, maturantët e Medresesë ‘Alaudin’…!”
Pas përfundimit të ceremonisë së ditës së xhumasë, Myftiu zhvilloi edhe një takim të ngrohtë me maturantët dhe mësuesit e nderuar edukatorë: Muharrem Tërnava, Muhamed Stublla, Shefqet Krasniqi dhe Shkëlzen Hoxha.
Më poshtë, hytbeja e xhumasë, mbajtur nga Myftiu Sytari: