Ditën e mërkurë, më 4 tetor 2022, qyteti i Shkodrës u begatua me vizitën historike të imamit të Mesxhidi Haramit, Qabes së Madhnueshme, Shejkh Abdullah El-Xhuheni, që shoqërohej nga kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu dhe delegacioni saudit.
Besimtarët e shumtë që kishin tejmbushur xhaminë e Parrucës, patën mirësinë të përjetonin emocione të shumta, duke falur namazin e akshamit pas Hirësisë së Tij.
Aktiviteti vijoi me ligjëratën dhe mesazhet e imamit të nderuar, që iu drejtua besimtarëve për të qëndruar besnikë të Librit të Allahut dhe Traditave të të Dërguarit të Tij, përkushtimit ndaj fesë dhe ruajtjes së vëllazërisë në mes vete.
Aktiviteti u përshëndet edhe nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari dhe kryetari i KMSh, H. Bujar Spahiu.