Paraditën e së mërkurës, më 5 tetor 2022, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt, Presidentin e Republikës, ShTZ. Bajram Begaj, në vizitën e tij të parë zyrtare në qytetin e Shkodrës.
Një bashkëbisedim i ngrohtë me theks tek përhapja e vlerave tona besimore, qytetare e kombëtare, si pjesë e pandarë e tabanit të vlerave të trashëguara nga të parët.
Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” dhe rrezatimi i saj në edukimin shkencor, moral e kombëtar, si një garanci për të sotmen dhe të ardhmen e brezave.
Përpjekja e vazhdueshme për të përhapur shpresë në kohët e vështira nëpër të cilat kalon shoqëria shqiptare dhe plagët që shkakton pesimizmi, etj.
Rreth këtyre tematikave dhe të tjerave me interes të përbashkët, u diskutua më këtë pritje të ngrohtë që Myftiu i Zonës Shkodër i rezervoi Presidentit të Republikës.