Ditën e diel, më 09 tetor 2022, në zonën turistike të Reçit, sektori i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër zhvilloi aktivitetin “Mësojmë dhe argëtohemi”, me pjesëmarrjen e rreth 50 nxënësve të mejtepeve/kurseve fetare të xhamive Oblikë dhe Muriqan, nën shoqërimin e mësuesve Kimete Elezi dhe Ajet Sukaj.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm teologu Arben Halluni, drejtuesi i arsimit, i cili pasi i uroi mirëseardhjen nxënësve në këtë veprimtari arsimore-argëtuese të radhës, u mbajti një bisedë të shkurtër me vlera edukative dhe me këshilla mjaft të vlefshme për këtë brez të ri, i cili kërkon një vëmendje të vazhdueshme nga të gjithë aktorët edukues.
Më pas, programi vijoi me zhvillimin e bisedave brenda grupeve, lojëra të ndryshme sportive, shëtitje në natyrë, etj.
Cikli i aktiviteteve “Mësojmë dhe argëtohemi”, do të vijojë me të tjera xhami gjatë periudhës vjeshtë-dimër.