Ndërroi jetë muezini i xhamisë Dërgut, H. Sheuki B. Dibra

“Të Allahut jemi, dhe tek Ai do të kthehemi!”

Ju lajmërojmë se ka nderruar jetë muezini i xhamisë Dërgut, i nderuari z. Sheuki B. Dibra, në moshën 85 vjeçare.

Rahmetliu Sheuki Dibra:

– Ka qenë aktivist kujdestar i mirëmbajtjes së zyrave të para të Mytinisë Shkodër, ku fillimisht në vitin 1991 kanë qenë në shtëpinë e e familjes “Baja”.

– Ka shërbyer për disa vite muezin në xhaminë e Rusit.

– Për dy vite 2004-2006 ka qenë edhe imam në xhaminë Omaraj.

– Pastaj në fund pëe 10 vite muezinë në xhaminë Dërgut.

Myftinia Shkodër shpreh ngushëllimet e saj për familjarët dhe për mbarë besimtarët e Shkodrës.

Xhenazja e tij falet sot, në orën 15.00, te salla e pritjes “Meti” (përballë Qendrës Shëndetësore Dudas).

ALLAHU E SHPËRBLEFTË SAKRIFICËN, SHËRBIMIN DHE SHEMBULLIN TËND, I NDERUAR Z. SHEUKI DIBRA!

QOFSH NË MËSHIRËN E ALLAHUT!