Ditën e mërkurë, më 26 tetor 2022, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një vizitë pune në “Qatar Charity”, ku u prit nga drejtori i saj, z. Mahmoud Shaker.
Në krye të herës, Myftiu vlerësoi kontributet dhe qëndrimet e Shtetit të Katarit, në raport me vendin tonë, besimtarët dhe njerëzit në nevojë, nëpërmjet projekteve të shumta në fusha të ndryshme.
Poashtu, falënderoi z. Shaker për dëshirën e bashkëpunimit dhe dëshmimin e kësaj fryme në takime e aktivitete të ndryshme.
Nga ana e tij, z. Mahmoud Shaker, falënderoi Myftiun e Shkodrës për këtë vizitë me interes të përbashkët, që përkthen më së miri vullnetin e bashkëpunimit dhe interesimin për forcimin e tij, në shërbim të nevojave të komunitetit.
U diskutua për realizimin sa më shpejt të projekteve me interes për Myftininë e Shkodrës, si dhe u shfaq gatishmëria për të ndjekur të gjithë hapat për realizimin e tyre.