Myftiu i Shkodrës për vizitë në Mbretërinë e Arabisë Saudite
Prej disa ditësh, Muftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari po qëndron për vizitë disa ditorëshe në Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Gjatë kësaj vizite, Imam Sytari po viziton edhe vendet e shenjta, Medinën e Ndriçuar, Mekën e Bekuar dhe shumë gjurmë historike, që na lidhin me jetën e të Dërguarit të Allahut (a.s) dhe historinë e lavdishme islame.
Përmes rrjeteve sociale, Myfitu, herë pas herë, jep mesazhe dhe këshilla të dobishme dhe me vlerë për ndjekësit dhe shikuesit e shumtë të këtyre rrjeteve, duke u përqendruar te rëndësia e vlerave morale, të jetuarit në paqe, harmonia dhe dashuria mes njëri-tjetrit e të jetuarit si vëllezër në këtë botë të trazuar dhe me sfida e sprova të ndryshme.
Gjatë kësaj vizite, Myftiu na përcjell me shumë emocione ndalesa dhe stacione të bukura nga ato vende të mbushura me kujtime dhe ngjarje të rëndësishme të jetës dhe historisë islame.
Gjithashtu, Imam Sytari, ndërkohë që po viziton Mbretërinë e Arabisë Saudite, ka folur edhe për aktin e dënueshëm të djegies së Kur’anit Famëlartë nga disa ekstremistë në Stokholm të Suedisë, natyrisht duke e dënuar këtë akt, por njëkohësisht duke përcjellë edhe mesazhe me vlerë nga Kur’ani Famëlartë.
Mesazhet e plota të Myftiut, Imam Muhamed B. Sytari mund t’i shikoni dhe dëgjoni në kanalin e tij në youtube:
Xhamia e sms-ve, diku në shkretëtirë…
Kjo që ndodh në xhaminë e Pejgamberit (a.s), mes akshamit dhe jacisë, është e mrekullueshme!
Në prag të sabahut, pranë varrit të Pejgamberit (a.s)…
Namazi i natës, kjo derë e madhe e paqtimit, e lutjes dhe e shpresës!
Nga ky vend këndohet ezani në xhaminë e Pejgamberit (a.s)!
Çfarë janë këta zëra në xhaminë e Medines së Ndriçuar?!
Koha e iftarit po vjen, sofrat po shtrohen, mikpritja e Medines të mahnit!
Kjo turmë më kujton ditën e gjykimit, por si do të njihen muslimanët atë ditë?
Në Kubâ, shëtitorja më e gjatë në botë, në gjurmët e Pejgamberit (a.s)!
Ata e dogjën Kur’anin, po ti, si e ke marrëdhënien me Të?
Po ti, a e do Pejgamberin tënd, 15 shekuj më pas..?
Dedikim përballë Bab-i Selamit…
Një detaj me vlerë, që shumëkush nuk e di se ndodhet në xhaminë e Pejgamberit (a.s)!