Myftiu falënderon Bashkinë Shkodër për zbukurimet e qytetit për Ramazan!?

Myftiu falënderon Bashkinë Shkodër për zbukurimet e qytetit për Ramazan!?

Nga minberi i xhamisë së Parrucës, më 17 mars 2023, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Muhamed B. Sytari, gjatë hytbes së xhumasë, ndër të tjera bëri edhe një falënderim publik për Bashkinë e Shkodrës, ku ndër të tjera tha:

“Pas sa e sa thirrjeve që i kemi bërë institucionit të bashkisë, ajo ka nisur të zbukurojë rrugët e qytetit të Shkodrës që të ndjehet atmosfera e Ramazanit, siç ndjehet atmosfera e festave të tjera një ditore, me nga një muaj para e pas..!?

Ta falënderojmë përzemërsisht institucionin e bashkisë, që në çdo lagje të qytetit po vendos fenerë ndriçues, si dhe po zbukuron rrugët për t’u ndriçuar Shkodra në këtë Ramazan!

Pastaj, duhen falënderuar tregtarët, që po ulin çmimet se po vjen Ramazani dhe po e bëjnë këtë duke dëshmuar shpirtin e këtij sihariqi të madh, duke vendosur pankarta, çdo firmë dhe dyqan, duke uruar njerëzit me rastin e këtij mubareku Ramazan në këtë qytet mysliman, për t’u ndjerë atmosfera e shpirtit islam, pa ndrojtje dhe pa hezitim dhe për t’u kapërcyer pragu i asaj politike të kalbur, që në këto 30 vite të fundit sikur ka gërmuar në genet e qytetarëve e këtij vendi për të vazhduar atë punë që bëri sistemi komunist për t’a spastruar identitetin e shqiptarëve nga Islami!?

Ndërkohë Allahu (xh.sh) thotë në Kur’anin Famëlartë: “Ju nuk duhet të ndjeheni inferiorë dhe nuk duhet të keni frikë e ndrojtje, sepse jeni besimtarë!”

Shpresojmë dhe lutemi që ky falënderim të jetë sa më real dhe Shkodra të mos ngelet një qytet topall, përsa i përket zbukurimeve me rastin e festave fetare dhe mesazheve që ato përcjellin në masë!

* Hytbeja e plotë: