Sofra e iftarit të begatë me nxënësit e mejtepeve të xhamive Gur i Zi dhe Rragam

Sofra e iftarit të begatë me nxënësit e mejtepeve të xhamive Gur i Zi dhe Rragam

Ditën e diel, më 9 prill 2023, në ditën e 18-të të muajit të begatë të Ramazanit, Myftinia Shkodër, përmes sektorit të arsimit organizoi iftarin e radhës, pas atij të Barbullushit, më nxënësit e mejtepit/kurseve fetare të xhamive Gur i Zi dhe Rragam.

Në këtë iftar, përveç pjesëmarrjes së rreth 35 nxënësve të moshave të ndryshme të mejtepeve, imamëve të xhamive respektive Ridvan Frexhaj dhe Taksim PLori, mori pjesë edhe drejtuesi i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni, i cili përpara çeljes së iftarit, përmes një bisedë të shkurtër u dha nxënësve disa këshilla e mesazhe të dobishme edukative dhe besimore.

Në fund të iftarit, imami i xhamisë Gur i Zi, në të cilën u zhvillua edhe iftari, bëri dua-lutje si dhe më pas të gjithë të pranishmit falën bashkërisht namazin e akshamit, i cili përfundoi me salavate, dhikër, lutje, etj.

Programi i sofrës së iftareve të vëllazërisë do të vijojë edhe për disa xhami të tjera të Shkodrës.