Në xhaminë Ganjollë vijojnë kurset intensive verore
“Mësojmë dhe argëtohemi së bashku”
Në fillim të muajit korrik në fshatin Ganjollë kanë filluar kurset verore intensive me moton: “Mësojmë dhe argëtohemi së bashku”, me pjesëmarrjen e nxënësve të mejtepeve të xhamive Ganjollë dhe Mjedë.
Në këto kurse verore që do të zgjasin deri në fillim të shtatorit zhvillohen orë besimi, veprimtari kulturore, pikniqe, shëtitje në natyrë, lojëra kreative, zbavitëse, etj.
Ndërsa, pasditen e të enjtes, më 20 korrik 2023, drejtuesi i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni, mori pjesë në një orë mësimi dhe argëtimi, ku pa nga afër zhvillimin e këtij programi intensiv të kurseve verore si dhe mbajti një bisedë të shkurtër, duke u fokusuar kryesisht në dhënien e disa këshilla të dobishme për nxënësit pjesëmarrës në këto aktivitete me karakter mësimor, edukativ dhe zbavitës.
Teologu Halluni falënderoi edhe mësuesin e këtyre kurseve verore, z. Erion Hasmegaj për përkushtimin dhe punën tij të palodhur në aspekt të edukimit të brezit tëri më moralin dhe frymën e vërtetë dhe të drejtë islame.