Kursi veror “Buz’qesh 2023” në xhaminë “Ebu Bekër”

Kursi veror “Buz’qesh 2023” në xhaminë “Ebu Bekër”

Në fillim të kësaj jave, më 24 korrik 2023, në xhaminë e madhe,“Ebu Bekër” është rikthyer Kursi Veror “Buz’qesh 2023”, pas suksesit nga viti i kaluar.

Sivjet, ky kurs veror do të përqendrohet në edukimin e fëmijëve tanë me historitë e të Dërguarve të Allahut (a.s) nëpërmjet bashkëbisedimit.

Ndërkohë, nuk do të mungojnë veprimtaritë krijuese vetjake dhe në grup si dhe sigurisht lojërat zbavitëse për të përmbyllur çdo ditë me buz’qeshje.

Në hapjen e këtij kursi veror, mori pjesë teologu Arben Halluni, drejtuesi i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër, i cili gjatë fjalës përshëndetëse, i uroj mirë se ardhjen fëmijëve/nxënësve në këtë aktivitet me karakter edukativ dhe zbavitës. Ndërkaq, teologu Halluni falënderoi bashkëpunimin e mësueseve  të përkushtuara, në veçanti, teologen Zamira Bushati (Puka), për angazhimin dhe koordinimin e saj ndaj këtij programi me vlerë arsimor dhe edukativ.